Musliu në vizitë te familja Jashari

0
438

Kryetari i LPD-së Shqiprim Musliu me bashkëpunëtorë sot e ka vizituar familjen e Komandantit legjendar Adem Jasharit.

Postimi i plotë i Musliut.

Në 24 vjetorin e rezistencës dhe flijimit të familjes Jashari, ishim sot në Prekaz për të nderuar bacin Rifat bashkë me Bekimin dhe gjithë ata burra të mëdhenj që i dhanë Kosovës gjithçka nga jeta e tyre.

Flijimi i Jasharëve është kthesa historike e popullit shqiptar, ku nga kjo ditë Kosova dhe shqiptarët filluan të frymojnë ndryshe, prandaj kjo ditë do të jetë simbol i lirisë dhe pavarësisë së popullit shqiptar.

Lavdi për dëshmorët e atdheut,
Lavdi për familjen Jashari.