Mësimi sipas gjitha gjasave i kombinuar, vendimi të martën

0
318

Shtabi Qeveritarë i Krizave në luftën kundër virusit korona sot ka mbajtur mbledhje urgjente, në të cilën ndër të tjerash është diskutuar edhe për fillimin e gjysëmvjetorit të dytë në shkollat fillore dhe të mesme.

Sipas njoftimit, sa i përket mësimit në Serbinë qendrore, konsultimet do të vazhdojnë të martën, por pritet që nga klasa e parë deri në klasën e 8-të nxënësit mësimin ta zhvillojnë në mbankat shkollore, ndërsa pjesa tjetër do të vijojnë me mësim të kombinuar.

Pas seancës së Shtabit të Krizave, mjekët iu referuan edhe masave ekzistuese, të cilat i referohen mbajtjes së maskave në ambiente të mbyllura, respektimit të distancës fizike dhe apelit për vaksinim për të gjithë ata që nuk janë vaksinuar deri më tani. Siç u tha, aplikimi i tyre duhet të vazhdojë edhe në të ardhmën./LajmiAL/