Mërgimtarët shiptarë që udhëtojnë rrugëve të Serbisë duhet të jenë më të kujdesshëm!

0
282

Mërgimtarët shiptarë që udhëtojnë rrugëve të Serbisë duhet të dine se Njësiti në lëvizje për matjen e shpejtësisë “Presretači” deri më 15 shtator nuk është në detyrë, prandaj mos ju ndalni veturave civile sepse dyshohet të jenë hajna.

Gjatë udhëtimit natën në Koridorin 10 mos ndaloni në parkingjet e pandriçuara. Në pikat shitëse të derivateve mos u furnizonu ku nuk jua japin kuponin fiskal. Këmbimin e valutave e bëni vetëm në “Echange” me Firmë të ekspozuar Mos u furnizonu me artikuj ushqimor në pikat shitëse pa Firmë të ekspozuar, pa kupon fiskal Mos i ofroni ndihmë veturave të ndaluna në Auto Stradë, dyshohet se janë hajna.

Ruane kuponin fiskal të pagesës “putarinës” sepse ju duhet gjatë kontrollit eventual. Mos ju ndalni patrullave të policisë që nuk e kanë veturën e sinjalizuar “Policija”

Në rast defekti të veturës në rrugë kërkoni ndihmën vetëm nga Agjencionet e liçensuara që shërbimet jua fakturojnë me kupon fiskal Shpejtësia e lejuar maksimale në rrugët e Republikës së Serbisë është 130 km në orë dhe për çdo ndihmë eventuale paraqituni vetëm në Stacionet Policore janë këto informata që publikohen nga gazetarë dhe shoqëri civile shqiptare në shenjë informacioni më të mirë për mërgimtarët që po udhëtojnë këto ditë në rrugët e Serbisë.