Më shumë se 1.2 kg kokainë janë sekuestruar në pikën kufitare të Batrovcit dhe arrestohet një shtetas i Surinamit

0
290

Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Drejtorisë së Policisë Kufitare, në vendkalimin kufitar Batrovci, në dalje nga vendi ynë, konfiskuan mbi 1.2 kilogramë kokainë dhe arrestuan shtetasin nga Surinami P. C. B. (2001), thuhet në njoftimin e MPB-së.

Gjatë kontrollit të autobusit me targa bullgare, i cili udhëtonte në linjën Sofje – Strasburg, tek i dyshuari në një qese najloni nën sediljen e tij janë gjetur kapsula 1224 gramë lëndë pluhuri e bardhë e ngjashme me lëndën narkotike kokainë, si dhe tre kapsula të tjera në bagazhet e tij personale 27.48 gramë nga kjo lëndë narkotike.

Për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se ka kryer veprën e prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe me kallëzim penal do të dërgohet në Prokurorinë e Lartë Publike në Sremska Mitrovicë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here