UD presidentja Vjosa Osmani shpall me 14 shkurt zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë.
Postimi i plotë:
Duke u bazuar në përgjegjësitë kushtetuese dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese Nr. KO-95/20, si dhe pas diskutimit me partitë parlamentare dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kam marrë vendim të shpallë zgjedhjet dhe të caktojë 14 shkurtin 2021 datë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të parakohshme.
Më këtë vendim KQZ-ja është udhëzuar t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Uroj që nëpërmjet këtij procesi zgjedhor, qytetarët e Kosovës të kontribuojnë për avansimin e mëtejmë të demokracisë në vendin tonë.









