Mbledhja e përbashkët e dy qeverive Shqipëri-Kosovë mbahet të premten në Elbasan

0
212

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Republikës së Shqipërisë pritet të takohen të premten për të mbajtur mbledhjen e radhës mes këtyre dy qeverive.

Kjo u bë e ditur nga kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti gjatë mbledhjes së qeverisë.

“Të premten do të mbahet mbledhja e dy qeverive Kosovës e Shqipërisë në Elbasan”, tha Kurti.

Ndryshe dy shtetet Kosova e Shqipëria takimin e mbledhjes së fundit e kishin vitin e kaluar në Tiranë. Ajo ishte mbledhja e gjashtë me radhë që nga viti 2014, kur ishte mbajtur takimi i parë.