Mbështetje për reth 2000 të moshuarve dhe pensionistë

0
248

Kryetarja e komunës së Preshevës Ardita Sinani ka ndarë ndihmë financiare për pensionistë dhe të moshuar.

Postimi i plotë:

“Sapo nënshkrova vendimin për të mbështetur financiarisht të moshuarit dhe pensionistët e Komunës së Preshevës. Gjithsej 1720 të moshuar dhe pensionistë tanë do të përfitojnë 2.906 dinarë për person nga kjo pako.897 prej tyre do ta marrin fondin në xhirollogarinë e tyre bankare duke filluar nga sot, teksa 823 e tjerë do ta marrin atë në adresën e tyre shtëpiake, nëpërmjet punonjësve të administratës komunale, nga fillimi i javës së ardhshme.Pensionim politikanëve të keq-qeverisjes, mirëqenie pensionistëve!” ka shkruar Sinani.