Kuvendi i Maqedonisë Veriore konstatoi dorëheqjen e Zaevit

0
317

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot ka konstatuar dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev, e cila përfshin edhe dorëheqjen e gjithë qeverisë.

Zaev dha dorëheqjen dje pas katër vjet e gjysmë në krye të qeverisë, duke thënë në shpjegim se është një hap logjik që del nga rezultati i zgjedhjeve lokale dhe se është shprehje e përgjegjësisë së marrë për rezultatet e zgjedhjeve.