Kushtet pandemike për të hyrë në Slloveni

0
211

Duke filluar nga 15 korriku të gjithë atyre që do të hynë në Slloveni do t’ju duhet një nga dokumentet e mëposhtëm:

– Certifikatë Covid, e cila konfirmon se jeni vaksinuar dhe se kanë kaluar të paktën 14 ditë nga vaksinimi i dytë
OSE
– Një dokument që konfirmon se keni vuajtur nga Covid në 6 muajt e fundit
OSE
– Një konfirmim i shtypur (SMS ose email nuk është i mjaftueshëm) i një PCR negativ ose i testit të shpejtë të antigjenit. Testi PCR nuk bën të jetë më i vjetër se 72 orë ndërsa testi i shpejtë jo më i vjetër se 48 orë.

Fëmijët nën 15 vjeç që shoqërohen nga prindërit e tyre përjashtohen nga certifikata e testit, pra, nuk kanë nevojë për një të tillë!

E gjithë kjo vlen për udhëtarë të tranzitit!