KUJDES PËR TURISTËT NË GREQI: Në vend të gjobave për kundërvajtje, policia heq targat: Për KËTO KATËR GJËRA, ju presin sanksione më rigoroze se kurrë më pare

0
305

Greqia është njëri nga destinacionet e zakonshme për turistët nga Serbia gjatë verës, dhe numri më i madh i tyre shkojnë për pushime me makinë.

Për të gjithë ata që zgjdhin për ti kaluar pushimet në Greqi ka një lajm të rëndësishëm që lidhet me ndryshimin e rregulloreve të qarkullimit në këtë vend që mund të sjellë kosto të mëdha për këdo që nuk është i kujdesshëm.

Në vend të gjobave, grekët i vendosën masa rigoroze – konfiskimin e targave dhe patentës për një periudhë më të gjatë kohore.

Nuk është hera e parë që grekët ndryshojnë rregullat para fillimit të sezonit veror dhe këtë verë duket se janë më të rreptat e deritanishme, gjë që e dëshmojnë edhe gjobat e trafikut që mund t’ju ndodhin nëse nuk respektoni rregullat.

Kjo është lista e re e çmimeve për shkeljet më të shpeshta të trafikut:

     Kalimi në STOP pa ndalesë – 700 euro

     Kalimi në semaforit të kuq – 700 euro

     Ngarje E VRAZHDË E VETURËS – 700 euro

     Parakalimi i paligjshëm – 80 euro

     Tejkalim i shpejtësisë deri në 20 km/h – 20 euro

Në kaloni në semafor të kuq do të paguani 700 euro gjobë, por do të qëndroni pa patentë dhe pa targa për 20 ditë.

Për më tepër, një rikujtim se shumica e rrugëve në Greqi, megjithëse kanë dy korsi dhe ngjajnë me autostradë, kanë një kufizim prej 100 kilometrash në orë.