Para disa vitesh, kur Alternativa për Ndryshim prezantoi kauzën e saj politike dhe programin e saj qeverisës, ndër të tjera në fokus të veçantë ishte lufta për drejtësi e barazi gjinore, për përfshirjen e gruas në sferën socio-politike, për vendimmarrje e bashkëqeverisje.
Sot një vit, më 8 Mars, shënuam hapjen e fushatës zgjedhore për t’i dhënë peshën e merituar dhe rëndësinë që ka gruaja në ndërtimin e shoqërisë së shëndoshë.
Në këtë ditë të shënuar, për gratë që formojnë individ, që janë frymëzim dhe që përfaqësojnë dinjitetshëm, gëzuar 8 Marsin dhe për çdo ditë Faleminderit!, ka shkruar në postimin e tijë i pari i APN-së.








