Kosovë-Shqipëri memorandum bashkëpunimi ndërkombëtar policor

0
175

U.d. drejtori i përgjithshëm i Policisë se Kosovës, Fehmi Hoti, ka zhvilluar takim miqësor me drejtorin e Policisë së Shtetit të Republikës së Shqipërisë, Muhamet Rrumbullaku.

Në një njoftim të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se delegacioni i Policisë së Shtetit i kryesuar nga drejtori i përgjithshëm, Muhamet Rrumbullaku, është pritur në një takim njohës nga homologun nga Policia e Kosovës, Fehmi Hoti. Në takim pos dy krerëve të institucioneve, morën pjesë edhe manaxhmenti i lartë i Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shqipërisë.

Në takim, pas fjalëve përshëndetëse u diskutuan tema që lidhen me natyrën e punës policore me theks të veçantë në bashkëpunimin mes dy policive të dy shteteve mike, si dhe u nënshkrua një memorandum bashkëpunimi në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar policor.

Zotimi i dy përfaqësuesve kryesor të të dy institucioneve simotra ishte se bashkëpunimi mes dy policive do të ngritet në vazhdimësi dhe në të ardhmen do të vazhdojë edhe në fusha të reja me interes të përbashkët, thuhet në njoftim.