Ka filluar punën Gjykata në Preshevë

0
364

Në komunën e Preshevës sot zyrtarisht ka filluar me punë Gjykata, lajmin e ka bërë të ditur kryetari i APN-së Shqiprim Arifi.

Postimi i plotë

Sot edhe zyrtarisht ka pasur seancë në gjykatën të cilën me vite kërkuam për ta rikthyer në Preshevë. Pas shumë sfidave të mundimshme të spikatur me burokraci të pafund qëllimi ynë u realizua.

Nga sot, pas seancës së mbajtur të gjithë qytetarët kanë mundësi që përmes kërkesës së tyre drejtuar gjykatës në Byjanoc, u mundësoet të gjitha seancat të lëndëve civile ti mbajnë në Preshevë. Shqiprim Arifi: U tha, u bë, ka shkruar Arifi. /Lajmi-AL/