Aplikimet e qytetarëve për ndihmë financiare shtetërore do të fillojnë më 28 prill, dhe atëher do të mundësohen aplikacionet elektronike dhe telefonike. Qytetarët do të marrin 30 euro secili në maj dhe nëntor dhe kushdo që aplikon për 30 eurot e para automatikisht do të marrë edhe 30 euro të tjera.
Regjistrimi do të jetë i mundur në dy mënyra.
Mënyra e parë është elektronikisht, përmes faqes në internet të Administratës së Thesarit, ku qytetarët do të duhet të paraqesin katër të dhëna.
E tëra që qytetarët do të duhet të bëjnë pasi të hyjnë në faqe është të klikojnë në fushën “Paraqit aplikimin (Podnošenje prijave)” dhe të fusin të dhënat e tyre – JMBG, numrin e letërnjoftimit dhe bankën ku kanë të hapur llogarinë.
Nëse qytetarët nuk kanë të hapur llogari bankare në një bankë, ata duhet, në menunë zbritëse, të klikojnë në bankën përmes së cilës duan të paguhen dhe kështu automatikisht aplikojnë për këtë ndihmë.
Në atë mënyrë, do të hapet një llogari e dedikuar e njëhershme për ta, pa ndonjë kosto. Pas tërheqjes së parave, llogaria e dedikuar do të mbyllet.
Ata gjithashtu duhet të shënojnë kutinë që konfirmon pëlqimin për përpunimin e të dhënave personale.
Pas aplikimit, ata gjithashtu mund të kontrollojnë statusin e aplikimit të tyre duke zgjedhur fushën tjetër.
Nëse kanë ndonjë problem, ju mund t’i raportoni duke zgjedhur opsionin e tretë – Raportoni problemin.
Regjistrimi gjithashtu do të jetë i mundur edhe me telefon, në një numër që do të shpallet zyrtarisht me kohë. Në fund të prillit do të hapet edhe Cal center ku gjithashtu të dhënat e lartpërmendura personale dhe të dhënat për bankën do të duhet të lihen edhe me këtë metodë të aplikimit.
Procedura e aplikimit, përndryshe, do të jetë e njëjtë sikur se qytetarët aplikuan vitin e kaluar për ndihmën financiare prej 100 eurosh.

Pensionistët nuk kanë nevojë të aplikojnë
Rreth 1.7 milion pensionistë në Serbi, do të marrin një total prej 110 euro në nëntë muajt e ardhshëm, që është rreth 12,800 dinarë. Pagesat do të shkojnë në tre këste, në maj – 30 euro, pastaj në shtator – 50 euro dhe në nëntor – 30 euro të tjera.
30 eurot e para dhe të fundit do t’u jepen qytetarëve të tjerë.
Në shtator, ata do të marrin gjithashtu një shtesë prej 50 euro, për të cilën kanë të drejtë vetëm pensionistët.
Ata nuk do të duhet të regjistrohen, sepse tashmë ekziston një sistem i mirë-vendosur me Fondin e Sigurimeve Pensionale dhe të Aftësisë së Kufizuar për sa i përket pagesave për më të vjetrit.
Përfituesit e ndihmës sociale nuk do të duhet të regjistrohen për ndihmë, dhe ka rreth 150,000 prej tyre, edhe për ata ekzistojnë të dhëna, dhe paratë do t’u paguhen atyre edhe pa regjistrim.








