Po bëhet gjithnjë e më e zakonshme që djemtë nga zonat rurale të Serbisë të shkojnë në Shqipëri për të marrë nusen. Disa për një shumë të caktuar parash, e disa vetëm për dhurata për të dhe familjen e saj, pikërisht kështu i ruanin vatrat e tyre, shkruan Blic.
Në këtë hap vendosën edhe vëllezërit Zoran dhe Drazha nga rrethina e Aleksandrovcit. Të dy I ofruan martes dy femrave shqiptare, Mira dhe Miha. I pari që theu akullin ishte Zorani, i cili e solli në shtëpi bionden Miha dhe pas shembullit të tij, pesë muaj më vonë, Drazha shkoi të merrte nusen. Megjithatë, me Miron nuk shkoi gjithçka mirë.
“Drazha ishte I tensionuar, sepse fillimisht u pajtuam për gjithçka, e pastaj thanë se nuk mundet. As dasmë, as fustan nusëri, nuk lejon vëllai, as nënë…” thotë Zoran.
Mira, e cila është 30-vjeçare, deri më tani ka pasur rastin të martohet, por, siç thotë, ka qenë fati që ka përcaktuar rrugën e saj drejt Serbisë. Ajo thotë se Drazha i ka pëlqyer në shikim të parë dhe se ai e bën të lumtur, por edhe se ka dëgjuar gjërat më të mira për të dhe familjen e tij dhe kjo ka qenë pikërisht nga shoqja e saj Miha.

Qazim Leka, babai i nuses, si dhe dhëndri Drazha, tregojnë se blerja e nuses nuk është më zakon.
“Mira më kushtoi, vetëm zakoni, udhëtimi dhe ajo që i bleva. Ka kushtuar rreth 1500 euro” thotë Drazha, i cili i ka vënë një zinxhir floriri në qafë Mirës.
Dhe babai i nuses, i cili nuk ishte kundër martesës së saj, tregon se nuk ka dëgjuar që janë dhënë para për nusen. Vetëm dhurata, kush të dojë t’i sjellë.
Ndonëse vëllai, nëna dhe familja e Mirës nuk kishin mendim të mirë për martesën e saj me një serb, megjithatë ajo thotë se të gjitha gjërat më të mira për shtëpinë ku do të shkojë i ka dëgjuar nga kunata e saj Miha.
“Ajo më tha që është e pastër, se janë nikoqirë, se nuk janë të egër si në vendin nga vij unë. Ata janë shumë më të butë” thotë Mira.
Vëllezërit që janë martuar me femra shqiptare thonë se kanë vetëm mendimin më të mirë për familjen dhe njerëzit e tyre.
Me gjithë zakonet dhe emocionet e shumta, nusja u largua nga shtëpia e saj dhe siç thotë dhëndri i porsamartuar, si asaj dhe atij i duhet kohë për t’u mësuar me jetën bashkëshortore.
“Mira është e ndjeshme dhe më kritikon që nuk ha rregullisht, ndaj kur ulem për të ngrënë ha për dy. Dhe më kritikon për daljen” thotë Drazha.
Vjehrri dhe vjehrra janë shumë të kënaqur me nuset. Siç thonë ata, janë punëtorë dhe të dashur, i respektojnë, madje thonë se janë nuse më të mira se disa tonat.
“Çfarë shohin në internet, u them djemve të mi, kapini për dore dhe blijini. I lë të flenë sa të duan, bëjnë çfarë të duan, por edhe më ndihmojnë. Na respektojnë shumë” thotë vjehrra.

E ndërsa Mira ende po mësohet me jetën në Serbi, Miha e ka pranuar me gjithë zemër ambientin e ri.
“Duhet të dish të punosh, asgjë nuk bie si bora. Jemi mësuar të bëjmë gjithçka, turp të shkosh te burri pa ditur të gatuash” përfundon Miha.
Madje ajo shkoi një hap më tej dhe u martua me burrin e saj në kishë, duke pranuar kështu besimin ortodoks.
(Blic/Youtube/Dasma ime e madhe)








