Dr. Kon mbi masat e reja: Qartë mund të shihet gadalësimi dhe rënia e numrit të të infektuarve

0
442

Vaksinimi dhe veprimi i masave kundër pandemisë kanë kontribuar në një luftimin më të mirë të virusit corona, tha sot epidemiologu dhe anëtar i Shtabit të Krizave, Dr. Predrag Kon.

“Efekti i masave është shumë i qartë tani, por ne nuk duhet të injorojmë mbulimin e vaksinimit, i cili është mbresëlënës në disa pjesë. Në Beograd, më shumë se 34 përqind e popullsisë së rritur është vaksinuar.

Ne kemi kërkuar së pakur 2 javë që masat të zbatohen ndërsa tash qartë mund të shihet rënie dhe ngaldaslim i numrit të të infektuarve, ka thënë Kon.

Siç shton ai, tash është shumë me rëndësi që të respektohen masat dhe të kryhet imunizimi i popullatës në mënyrë që sa më parë të rifillojmë me normalitet.

“Ne, për sa i përket lehtësimit të masave, jemi në një situatë ku mund të shkatrrojmë virusin. Do të ishte tragjike të gabonit për shkak të padurimit. Kur keni të gjitha vrimat e mbushura në spitale, duhet të themi se situata është e jashtëzakonshme, edhe më tej kemi raste të të infektuarve por ndryshimi ka rënë për 30 përqind kështu duhet të vazhdojë.

Virusi na ka mashtruar disa herë, kur kemi menduar se nuk ka më fuqi për t’u ngritur ”, është shprehur Kon.