Deputetët e Kuvendit të Serbisë do të nisin sot sesionin e parë të rregullt të vjeshtës, me një rend dite që përfshin 47 pika. Pika e parë e rendit të ditës është shqyrtimi i Projektligjit për kushtet e veçanta të regjistrimit dhe evidentimit të të drejtave mbi pasuritë e paluajtshme.
Kryetarja e Kuvendit, Ana Brnabić, e ka caktuar seanca për në orën 10:00.
Në rendin e ditës përfshihen gjithashtu ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Ekzekutimin dhe Sigurimin, si dhe ndryshimet në Ligjin për Planifikimin dhe Ndërtimin dhe Ligjin për Matjen Shtetërore dhe Kadastrin.







