Seanca e Shtabit të Krizave, në të cilën do të diskutohet futja eventuale e masave të reja, më rigoroze, është caktuar për të premten në ora 11.
Seancën e re të Shtabit të krizave e ka paralajmëruar dje Kryeministrja Ana Bërnabiç, duke theksuar se bëhet fjalë për masa të reja.
Në seancë, fillimisht do të paraqitet mesatarja e fundit e gjendjes epidemiologjike, gjegjësisht do të analizohet nëse masat e zbatuara deri më tani gjatë fundjavave kanë pasur ndikim në uljen e numrit të pacientëve dhe përhapjen e infeksionit.
Nëse masat e deritanishme – mbyllja e lokaleve përveç shitoreve, pikave të karburantit dhe farmacive, nga e shtuna në mesditë deri të hënën në mëngjes në ora 6:00 nuk dhanë rezultatet e dëshiruara, pjesa mjekësore e Shtabit të Krizave do të propozojë masa më rigoroze.
Tani për tani, nuk ka asnjë njoftim se shkollat fillore mund të kalojnë në mësim online, veçanërisht kur bëhet fjalë për më të vegjlit nga klasa e parë deri në të katërtën.








