Bujanoci me 16 dhe Presheva 6 raste të reja me Covid-19, radhiten menjëher pas Vranjës që ka 37 të infektuar

0
307

Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike nga Vranja në 24 orët e fundit ndaj virusit korona në rrethin e Pçinjës janë testuar 314 persona.

Në bazë të analizave të publikuara 74 persona e të testuarve kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona.

Nga ky numër, 37 janë nga Vranja, 16 nga Bujanoci, 6 nga Presheva, 5 nga Vlladiqin Hani, nga 4 raste kanë Boseligradi dhe Tërgovishta dhe 2 nga Surdulica.

Këto janë të dhënat e 24 orëve të fundit, gjegjësisht të dhënat e ditës së martë./LajmiAL/