Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell tha të martën se marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë duhet të kërkohet brenda një perspektive evropiane.
Në një konferencë që shënon dhjetë vjetorin e Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm, ai theksoi se është krenar për rinisjen e negociatave të ndërmjetësuara nga BE-ja në fillim të mandatit të tij.
“Ne jemi të lumtur që Shtetet e Bashkuara donin të ndihmonin, por BE-ja është ajo që udhëheq dhe është përgjegjëse për këtë proces. Vetëm BE-ja mund të ofrojë perspektiva evropiane për këta njerëz. Ky problem duhet të zgjidhet brenda perspektivës wvropiane”, tha Borrell, transmeton Gazeta Express.
Borrell tha se ka ende “ndarje, plagë të thella dhe plagë emocionale të së kaluarës” në Ballkanin Perëndimor, por se rajoni “nuk mund të mohohet nga një perspektivë evropiane”.








