Bërnabiç sot në Tiranë me Merkelin dhe kryeministrat e Ballkanit Perëndimor nikoqirë të Ramës

0
354

Në një fjalim të përbashkët me Presidentin serb Aleksandar Vuçiq, Kancelarja gjermane Angela Merkel tha dje se vendet anëtare të BE-së kanë një interes të madh gjeostrategjik që të gjitha vendet në Ballkanin Perëndimor që hyjnë në BE.

Kryeministrja e Sërbisë Ana Bërnabiç do të marrë pjesë sot në Tiranë në një drekë pune të organizuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel për udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor ka bërë të ditur Qeveria e Serbisë.

Merkel sot në mëngjes nga Beogradi ka udhëtuar për në Tiranë, pas një vizite bilaterale në Serbi.

Kancelarja gjermane Angela Merkel është pritur nga kryeministri Edi Rama në Pallatin e Brigadave, ku u mbajt edhe ceremonia zyrtare.

Në momentin e parë të takimit u duk se Rama i drejtoi dorën, por kancelarja Merkel nxori grushtin për të respektuar të gjitha masat anti Covid.

Kancelarja gjermane do të zhvillojë një bisedë “kokë më kokë” me kryeministrin Edi Rama dhe do të përmbyllet me një konferenca të përbashkët mes Ramës dhe Merkel rreth orës 14:35.

Merkel do të mbledhë edhe krerët e qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku në plan të parë do të jenë çështjet e bashkëpunimit rajonal. Gjithashtu janë planifikuar bisedime kokë më kokë me krerët e qeverive të Kosovës, Bosnje dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Vizita e Merkel vjen në kuadër të procesit të Berlinit./LajmiAL/