ARRESTOHET VANDALI QË NJËLLOSI KISHËN NË KRAGUJEC. Ka shkruar “Allahu Akbar” dhe “Kosova është Serbi” (FOTO)

0
288

Policia në Kragujevc ka arrestuar P. C. (28) nga ky qytet, për veprën penale të nxitjes së urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe fetare.

I arrestuari dyshohet se ka shkruar grafite në pllajën përballë kishës së Shën Savës, por edhe në fasadën e kishës në lagjen Aerodrom në Kragujec. Në grafitin e shkruar mund të lexoni thirrjen “Allahu akbar” por edhe “Jezus akbar”. Në fasadë dallohen mesazhe të paqarta, si dhe mbishkrimi “Kosova është Serbi”.

Ai dyshohet se dje në Kragujec ka spërkatur me grafite në kishën ortodokse serbe të Shën Savës dhe në pllajën e kishës, përmbajtja e të cilave shkakton urrejtje dhe intolerancë kombëtare dhe fetare.

Policia tek i dyshuari ka gjetur dy sprej për të cilat dyshohet se janë përdorur për kryerjen e krimit. Atij i është caktuar masa e paraburgimit deri në 48 orë dhe së bashku me kallëzim penal do të dërgohet në Prokurorinë e Lartë Publike në Kragujec.

(Telegrafi)