Arrestohet i riu që malltretoi shqiptarin nga Lugina me alarm të Policisë

0
411

Dje Lajmi-AL ka publikuar një video ku shihet se një person duke vozitur me alarm të rrejshëm të policisë i ka ndalur qytetarët, kinse është veturë e Policisë, në mesin e tyre edhe një qytetar nga komuna e Bujanocit.

Mediat kosovare raportojnë se i dyshuari është arrestuar dhe se i njejti ka qenë duke vozitur veturën me targa të Serbisë.

Në video shihet se ai e ndalë një veturë në autostradë dhe paraqitet si polic civil.