Qeveria e Serbisë ka miratuar një konkluzion i cili u mundëson qytetarëve të Serbisë dhe Turqisë të kalojnë kufijtë shtetërorë të të dy vendeve me letërnjoftim të vlefshëm biometrik.
“Konkluzioni për përcaktimin e bazës për lidhjen e një protokolli ndërmjet Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë për ndryshimin e marrëveshjes për heqjen reciproke të vizave, u mundësoi qytetarëve të këtyre dy vendeve të kalojnë kufijtë shtetërorë me letërnjoftim biometrik i vlefshëm.”, e cila është e një rëndësie të veçantë duke pasur parasysh bashkëpunimin shumë të zhvilluar ekonomik ndërmjet Serbisë dhe Turqisë, si dhe numrin jashtëzakonisht të madh të vizitave të ndërsjella turistike”, u bë e ditur pas seancës së Qeverisë.








