Agjenda e organizimit te mbrëmjes së maturës 2021

0
375

Mbrëmja e maturës për nxënësit e shkollës se mesme “Sezai Surroi” mbahet më 26.06.2021, në restaurantin “5 Yjet” në Bujanoc.
Defilim me vetura nëpër rrugë nuk organizon shkolla. Prindërit të jenë të kujdesshëm në respektimin e rregullave që ndërmirren nga shkolla.
Në ora 17:00 maturantët fillojnë shoqërimin me familjarët në hapësirën e restaurantit.
Në ora 17:50 maturantët në mënyrë të organizuar hyjnë në restaurant,
Në ora 18:00 fillon festimi i mbrëmjes së maturës,
Rreth orës 20 ndahen mirënjohjet për nxënësit e dalluar,
Ora 22:00 planifikohet përfundimi i programit të mbrëmjes së maturës.
Programi udhëhiqet nga këshilli organizativ i përbërë nga ndihmës drejtori dhe kujdestarët e klasëve.
Udhëheqës i këshillit organizativ është ndihmës drejtori i shkollës Valton Sulejmani.
Këshilli organizativ merr vendim që prindërit janë të obliguar ti sjellin maturantët te restaurant “5 Yjet” pak para ores 17, Në ora 22:00, prindërit patjetër duhet të vijnë dhe ti shoqërojnë maturantët për në shtëpi. I tërë ky shoqërim bëhet për t`i ikur incidenteve të mundshme.
Pijet alkoolike dhe pijet tjera të dëmshme janë rreptësisht të ndaluara gjatë festimit të mbrëmjes së maturës.
Për të ruajtur rendin gjatë shoqërimit të maturantëve me familjarët dhe shoqërinë, përgjegjës janë shërbimi i restorantit si dhe arsimtarët kujdestarë të caktuar nga këshilli organizativ.
Polici i shkollës, i ndihmuar nga policia lokale, kujdestarojnë gjatë gjithë kohës sa zgjatë mbrëmja e maturës.
Këshilli organizativ nuk merr asnjë përgjegjësi eventuale për veprimet e maturantëve jashtë këtij portokoli.
Bujanoc Nga këshilli organizativ:
23.06.2021 Valton Sulejmani