Qytetarët serbë mund të udhëtojnë deri në 5 SHTETE këtë verë vetëm me kartë identiteti

0
620

Për herë të parë këtë verë, qytetarët serbë do të mund të udhëtojnë deri në pesë vende vetëm me kartë identiteti biometrike të vlefshme, në BeH, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe Turqi.

Por në Turqi ata do të mund të shkojnë vetëm me letërnjoftim me avion, pasi në rast të udhëtimit me makinë apo autobus do të duhet të kenë pasaportë për shkak të kalimit të kufirit bullgar.

Risia më e madhe është sigurisht mundësia për të udhëtuar nga Serbia në Turqi vetëm me letërnjoftim. Kjo u mundësua me Konkluzionin për përcaktimin e bazës për lidhjen e Protokollit nr.1 ndërmjet Qeverisë së Sërbisë dhe asaj të Republikës së Turqisë mbi plotësimin dhe ndryshimin e marrëveshjes reciproke për hejqjen e vizave.