SËMUNDJA E RE MISTERIOZE PO SHPËRNDAHET NË EVROPË. Lija e majmunit po i afrohet Serbisë

0
307

Virusi korona, më pas hepatiti misterioz dhe tani informacione shqetësuese po mbërrijnë në të gjithë Evropën për përhapjen masive për linë e majmunit!

Shqetësime janë shprehë edhe nga drejtuesit e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, pasi në vetëm pak javë tashmë janë regjistruar raste në dhjetë vende evropiane.

“Në kohën kur po hyjmë në sezonin e verës – me tubime, festivale dhe dalje, kam frikë se transmetimi do të përshpejtohet” ka thënë drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën – Hans Kluge.

Njerëzit e zakonshëm në rajonin tonë ndoshta nuk kanë dëgjuar kurrë për këtë sëmundje, por ajo është e njohur për epidemiologët për dekada të tëra, megjithëse konsiderohej se ishte kryesisht e kufizuar në Afrikë.

Ekspertët sqaruan se lija e majmunëve është një virus, gjegjësisht zoonozë virale, e cila transmetohet nga kafshët te njerëzit.

Ajo u zbulua për herë të parë në vitin 1958 te majmunët, prandaj edhe emri i sëmundjes vjenë nga atje.