Pas Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar kërkesën e deputetit Tritan Shehu për të votuar rezolutën që dënon gjenocidin serb në Srebrenicë të Bosnje e Hercegovinës, komuniteti boshnjak në Novi Pazar ka bër thirrje për bojkot të produkteve shqiptare dhe gjithçka që ka të bëjë me Shqipërinë.
Në një nga postimet e shumta në rrjetet sociale shkruan:
“Ngabsot ftojmë gjithë boshnjakët të bojkotojnë të gjitha prodhimet nga Shqipëria, detin shqiptarë, transportin, mediat.
Për Kosovën vlenë diçka tjetër por në Shqipëri mos shkoni.
Me bojkotin e gjenocidit në Srebrenicë Shqipëria është bërë vendi i vetëm në Ballkan që është renditur në anën e vrasësit! Shkoni njerëz në Mal të Zi ata janë njerëz të drejtë dhe vëllezër të vërtetë.
Jazëk të koftë Edia Rama” shkruan në postimin e rrjeteve sociale./LajmiAL/









