Kryetari I komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka pritur sot në kabinetin e tijë pjesëtar të komunitetit Rom. Në këtë takim at biseduan për mundësitë e bashkëpunimit si vazhdimësi e planit qeverisës për të sjellur rezultate optimale në përmirësimin e kualitetit të jetës së komuniteteve pakicë në Komunën e Preshevës si dhe aspektit të gjithëpërfshirjes. Kryetari Arifi është zotuar se do të shfrytëzojë çdo mundësi për të përmirësuar jetën e të gjithë qytetarëve pasi ky është obligimi I kësaj qeverisje lokale.








