Qeveria e Sërbisë mori gjithashtu një vendim për uljen e përkohshme të akcizës për derivatet e naftës me 15 për qind të shumave të harmonizuara të publikuara për derivatet e naftës.
Çmimi mesatar me shumicë i derivateve euro dizel dhe euro premium BMB 95 nga sot do të rritet për 7 dinarë, ka vendosur dje Qeveria e Serbisë me Dekretin për kufizimin e çmimit të derivateve të naftës dhe çmimet e reja do të vlejnë deri më 31 maj.
Subjektet afariste që tregtojnë lëndë djegëse motorike dhe të tjera në pikat e furnizimit të automjeteve janë të detyruara që të vazhdojnë t’i porosisin këto derivate duke derdhur në rezervuarët e automjeteve dhe mjeteve lundruese për transportin e derivateve të naftës në një sasi maksimale prej 60 litrash./LajmiAL/








