Çertifikohet “Alternativa Demokratike Shqiptare” me nr. 15 për zgjedhjet parlamentarenjër

0
228

Njëra nga dy listat shqiptare të Luginës së Preshevës tashmë e ka marrë konfirmimin nga KQZ për çertifikimin e listës.

“Alternativa Demokratike Shqiptare” është lista e çertifikuar me nr.15 në zgjedhjet e 3 prillit në Serbi.

Njoftimi i APN-së

Pas verifikimit të dokumentacionit dhe pas përmbushjes së të gjitha parakushteve ligjore, sot më 8 mars, Komisioni Republikan Zgjedhor ka çertifikuar Listën “Alternativa Demokratike Shqiptare 🇦🇱 ” e cila më datë 3 prill do të garojë me numrin 15 për zgjedhjet Parlamentare.

Falënderojmë të gjithë simpatizantët, qytetarët tanë, si dhe aktivistët, të cilët kontribuan në mbështetjen e Listës ADSH-së 🙏