Duke folur për masat e Shtabit të Krizave, kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq vlerësoi se masat aktuale janë “jashtëzakonisht kufizuese” dhe shtoi se ajo ishte personalisht kundër ndalimit të lëvizjes, e cila, siç tha ajo, do të futet nëse është e nevojshme.
“Ne nuk duhet t’i nënshtrohemi presionit nga media ose publiku, veçanërisht ai në Twitter.
Unë jam absolutisht kundër ndalimit të lëvizjes, ne do ta vendosim atë nëse është e nevojshme, por ne po blejmë çdo ditë,” tha Kryeministrja Bërnabiq, lidhur me rekomandimet për masat e reja kundër Covid-19./LajmiAL/








