Të gjitha masat epidemiologjike në një vend. Shtabi i Krizave ka marrë vendim, keto rregulla do të jenë në fuqi për 30 ditët e ardhshme

0
531

Dje, për herë të tretë në tre javët e fundit, Shtabi i Krizave miratoi masa të reja epidemiologjike të cilat, së bashku me restrikcionet tashmë ekzistuese, duhet të parandalojnë përhapjen e Covid 19 në Serbi gjatë festave të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve.

“Blic” ka paraqitur të gjitha masat e luftës kundër Covid 19 që do të jenë në fuqi në gati 30 ditët e ardhshme.

Vendimet e fundit të Shtabit të Krizave do të hyjnë në fuqi të Dielën, 20 dhjetor dhe ka shumë të ngjarë të jenë të vlefshme deri më 10 Janar 2021.

Test negativ PCR për të huajt, për tanët izolim shtëpiak

Lajmi më i rëndësishëm është se në atë periudhë, të gjithë shtetasit e huaj do të duhet të kenë një test negativ PCR.

“Sa i përket qytetarëve tanë që vijnë nga jashtë, Kushtetuta u garanton atyre se mund të vijnë. Nëse ata nuk kanë një test PCR, ata do të duhet të jenë në izolim në shtëpi për 10 ditë, të cilin mund ta ndërpresin nëse e bëjnë testin PCR dhe nëse rezulton të jetë negativ” tha Dr. Darija Kisiç-Tepaveçviç.

Pas një kohe të gjatë, numri i njerëzve të infektuar dje ka rënë nën 5,000 në ditë, sikurse edhe numri i vdekjeve nga korona po zvogëlohet në nivel ditorë, gjë që është provë se masat e marra deri më tani po japin rezultate.

Masat e deritanishme mbeten në fuqi

Kjo është arsyeja përse Shtabi i Krizave dje mori një vendim që masat ekzistuese, që kanë hyrë në fuqi para 10 ditëve të mbeten në fuqi.

Sidomos, duke pasur parasysh se periudha e ardhshme do të jetë e rrezikshme për shkak të festave të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve, tubimeve dhe ardhjes së njerëzve tanë nga jashtë.

Kjo do të thotë se masa aktuale që të gjitha hotelieritë dhe shumica e objekteve tregtare janë të hapura deri në orën 17:00, dhe se ato nuk janë të hapura gjatë fundjavave, do të mbetet në fuqi të paktën deri të Premten, 18 Dhjetor, dhe pastaj do të vendoset nëse do të shtrëngohen.

“Të gjitha masat restrektive që kanë qenë në fuqi deri më tani do të jenë në fuqi deri të Premten, 18 Dhjetor, dhe pas kësaj ne do të takohemi përsëri dhe do të shohim nëse do të fusim masa shtesë ose do të ndryshojmë ato ekzistuese” ka thënë Tepavçeviç.

Sipas sajë, masat e deritanishme kanë dhënë efekte, megjithëse numrat janë akoma në vlera të larta.

Nuk duhet harruar që mbajtja e maskës është e detyrueshme në ambiente të mbyllura dhe se rekomandimi është të vendosen edhe në ambiente të hapura, veçanërisht kur nuk është e mundur të mbani distancë fizike./LajmiAL/