Në vetëm dy raste doganierët sekuestrojnë 3.5 kg ari

0
221

Vetëm një ditë pasi doganierët në Preshevë zbuluan 1.5 kg ari, kolegët e tyre në vendkalimin kufitarë në Gradinë arritën të zbulojnë tentativën për të kontrabanduar 2 kilogramë bizhuteri floriri që një pasagjere i kishte fshehur nën sqetull… Për detajet e kësaj tentative të pazakontë kontrabande, kur gjatë kontrollit të autobusit turistik, përveç stolive prej ari, në zbrastësirat e autobusit u gjetën një tuba me ora, parfume, rroba dhe preparate për potencë.

Në komunikatën e doganës së Serbisë thuhet, “më datë 17.02.2022, doganierët në bashkëpunim me policinë kanë penguar tentativën për kontrabandë 2 kilogramë stoli ari, si dhe ora, parfume, rroba dhe preparate potente të gjetura gjatë kontrollit të një autobusi turistik në pikën kufitare Gradinë.

Malli i padeklaruar, vlera e të cilit llogaritet rreth 70 mijë euro, është zbuluar kur një autobus turistik me targa të Bosnjës dhe Hercegovinës ka mbërritur në hyrje të vendkalimit Gradina gjatë mbrëmjes.

Me të po ktheheshin 56 pasagjerë dhe dy shoferë nga Stambolli në Sarajevë, pas një aranzhamni shtatë ditore në Turqi.

Kur u pyetën nga doganierët nëse kishin ndonjë gjë për të deklaruar, si pasagjerët ashtu edhe shoferët u përgjigjën se nuk mbanin asgjë me vete përveç bagazheve personale.

Mirëpo, doganierët vendosën të shikojnë bagazhin e pasagjerëve, por në çantën e parë gjetën një grusht rrobash të reja që nuk raportoheshin, për këtë arsye pronari i bagazhit u ftua për një kontroll të detajuar.

Nga kontrolli personal i shtetases boshnjake 40-vjeçare u konstatua se ajo fshihte nën sqetull një çantë të mbushur me stoli ari, të cilën gjithashtu nuk e ka deklaruar.

Bëhet fjalë për peshën totale prej 1.967 gramësh stoli ari, vlera e të cilave llogaritet në mbi 59 mijë euro.

Shumë shpejt u zbulua se në bagazhin e autobusit kishte katër çanta udhëtimi, për të cilat fillimisht askush nuk u raportua si pronar dhe rezultoi se ato çanta i përkisnin pasagjeres që kishte tentuar të kontrsabandojë stoli të padekalruara.

Në ato çanta kishte veshje të ndryshme të reja (xhaketa, tuta, xhup, bluza), vlera e të cilave llogaritet në 3800 euro.