Nga 2 Shkurti pensionistët do të marrin pensionin sipas “Formulës Zvicrrane”

0
309

Pensionistët nga kategoria e veprimtarive të pavarura do të jenë të parët që do të përfitojnë pensionin e janarit të rritur me 5.5 për qind dhe pagesa do të fillojë të mërkurën, më 2 shkurt.

Me një rritje prej 5.5 për qind, pensioni mesatar në Serbi do të jetë rreth 31 mijë dinarë. Sipas kalendarit të pagesave të muajit shkurt, pagesa për të pavarurit do të nisë të mërkurën si për ata që i marrin të ardhurat përmes llogarive rrjedhëse ashtu edhe për përdoruesit, pensionet e të cilëve u mbërrijnë në adresat e shtëpisë ose i marrin në zyrat postare.

Të ardhurat e tyre do të fillojnë të mbërrijnë në datën 5 shkurt dhe pensionistët e këtyre kategorive, pensionet e të cilëve u mbërrijnë në adresat e shtëpive ose i marrin në zyrat postare, dy ditë më vonë, më 7 shkurt.

Si zakonisht, pensionet do t’i marrin të fundit pensionistët nga kategoria e të punësuarve. Ata që marrin pensionet përmes llogarive rrjedhëse do t’i marrin pensionet më 9 shkurt, ndërsa pjesa tjetër një ditë më vonë.

Pensionet do të rriten sipas modelit zviceran këtë vit. Llogaritjet e tilla kanë hyrë në fuqi në Serbi në janar të vitit 2020, dhe kjo praktikisht nënkupton përshtatjen e rritjes me 50 për qind të inflacionit dhe 50 për qind të rritjes së pagës mesatare.