Po përgatitet një rregullore e re: Serbia do të vazhdojë të kufizojë çmimet?

0
279

Rregullorja e Qeverisë së Serbisë e cila kufizon çmimet maksimale të gjashtë ushqimeve bazë, e cila ëhstë në fuqi nga 15 nëntorit skadon më 8 shkurt.

Kjo Rregullore sipas raportimeve pritet të zgjerohet. Siç tha Ministrja e Tregtisë, Tatjana Matiq, ministria vlerëson se është e nevojshme të bëhet kjo duke pasur parasysh vazhdimin e presioneve të imflacionit.

“Po përgatitet një Rregullore e re, e cila do t’i dërgohet qeverisë për miratim dhe do të përfshihen edhe ushqimet, kufizimet e të cilave tashmë janë në fuqi” shpjegon Matiq.

Megjithatë për shkak të vazhdimit të presioneve të inflacionit të cilat sipas vlerësimeve të Bankës Popullore të Serbisë do të zgjasë deri në tremujorin e tretë të këtij viti, besojmë se është e nevojshme të zgjatet kohëzgjatja e Rregullores”, knaë thënë në këtë ministri.

Rrjetet e shitjes me pakicë thonë se nuk presin që kjo masë të shfuqizohet shpejt.

Kujtojmë çmime të kufizuara vlejnë për sheqer kristali një kilogram, miell tip 500 dhe 400 i butë në të gjitha paketimet deri në pesë kilogramë përfshirë pesë kilogramë, vaj luledielli një liter dhe qumësht. Prodhuesit e këtyre ushqimeve janë të detyruar t’i dorëzojnë ato në sasi mesatare për 12 muajt e fundit.