Autobusi me mërgimtarë nga Kosova rrotullohet në Serbi, ka të lënduar

0
286

Një autobus nga Kosova është aksidentuar në afërsi të Krushevacit në Serbi.

Në një autobusi i një kompanie turistike kosovare rreth orës 22:00h ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur.

Sipas dëshmitarëve të ngjarjes nuk ka viktima por vetëm të lënduar.

Mediat serbe raportojnë se ky është autobus që qarkullon në linjën Prishtinë – Graz.

Raportohet për 11 të lënduar të cilët po transportohen në spitalin e Krushevcit.

Mësohet se shkaktari i aksidentit ka qenë kushtet e vështira të rrugës.

Autobusi i aksidentuar ishte i kompanisë “Zhitia Tours”

Autobusi ishte duke shkuar në drejtim të Sllovenisë nga Kosova.