Qytetari nga Lugina ndalohet për kalim të paautorizuar të kufirit

0
352

Në fshatin Muqibabë, të Gjilanit policia gjatë patrullimit ka takuar të dyshuarin mashkull shqiptar shtetas i Serbisë, pasi që i njëjti dyshohet se ka kaluar ilegalisht kufirin Serbi – Kosovë.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt njoftoi policia e Kosovës.