Policia serbe ka arrestuar sot një person në Nish, pasi në kamionin e tij ka gjetur mbi 500 kilogramë marihuanë.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, përcjell “N1.rs”, kamioni është futur nga Kosova, ndërkohë që marihuana është bartur më herët nga Shqipëria.
Sipas Policisë, droga ishte e destinuar për shitje në Serbi.
Personi i arrestuar është N.I 46 vjeçar i cili po ngiste mjetin.








