
Presidenti i Serbisë ka theksuar se është bërë një punë e madhe që do t’i sigurojë Serbisë furnizim stabil me energji elektrike gjatë dimrit, pasi që do të inkuadrohen edhe 650 megavat të tjera.
Gjatë dimrit qytetarët e Serbisë do të kenë mjaftueshëm energji elektrike dhe ngrohje, si dhe gaz të mjaftueshëm, nëse bisedimet me presidentin rus Vladimir Putin përfundojnë me sukses në Moskë më 25 nëntor, tha presidenti Vuçiq.
“Nëse ajo bisedë është relativisht e suksesshme, atëherë ne kemi arritur të sigurojmë një të ardhme për vendin tonë. Këto janë çështje kyçe. Imagjinoni që ne duhet të paguajmë gazin me çmimin e tregut dhe të importojmë gaz për vite. Kjo do të ishte humbje e madhe financiare dhe “Gjakderdhja e shtetit”, theksoi Vuçiq.
Presidenti Aleksandar Vuçiq deklaroi sot se në ditët në vijim do të diskutohet për çmimin e energjisë elektrike për ekonominë, i cili, siç tha ai, do të duhet të jetë më i favorshëm se ai në bursë, por gjithsesi disi më i lartë se më parë, në mënyrë që biznesmenët të jenë të kënaqur, por që EPS të mos dëmtohet.
Njëkohësisht, tha se çmimi i energjisë elektrike për qytetarët mbetet i njëjtë, gjegjësisht se deri më tani nuk është diskutuar për rritje të mundshme të çmimit.







