Kë kufirin “Gradina” pritjet 60 minuta, transportuesit e mallrave presin disa orë në kufijtë me Kroacinë dhe Hungarinë

0
213

Në pikën kufitare të Gradinës, automjetet dhe autobusët në hyrje të vendit po presin rreth 60 minuta, ka bërë të ditur këtë mëngjes  Shoqata Auto-Moto e Serbisë.

Sipas informacioneve të Administratës së Policisë Kufitare, të marra në orën 5:15, të terminalet e automjeteve të rënda në dalje nga vendi në pikën kufitare Batrovci pritet janë 2 orë, ndërsa në vendkalimin Horgosh 90 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare nuk ka pritje të gjata.

Sipas informacioneve të fundit të marra nga Kompania Publike “Rrugët e Serbisë”, nuk ka ndalime të automjeteve në pikat e pagesave rrugore, thuhet në njoftim.