Kosovari kapet në kufi me Maqedoninë me test të falsifikuar

0
290

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se dje në kufirin e Bllacës ka arrestuar një 31-vjeçar, pasi është kapur me test PCR negativ të falsifikuar.

“Më 01.09.2021 në ora 17.15 në vendkalimin kufitar “Bllacë e poshtme”, policët kanë privuar nga liria S.G.(31) nga Kosova për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka dorëzuar test PCR të falsifikuar. Është njoftuar prokurori publik”, thuhet në njoftim.