KF Tërnoci sot ka zhvilluar ndeshjen e dytë në Ligën Zonale, ku si mysafir përballë ka pasur ekipin Plantazha.
Kjo ndeshje ka përfunduar me rezultat 2:1 për ekipin vendas.
Sipas njoftimit të KF Tërnocit, arbitri kryesor i ndeshjes ka marrë vendime skandaloze të cilat kanë qenë në dëm të djelmoshave të KF Tërnocit.
Postimi i KF Tërnocit:
Kemi pësuar humbjen e parë në Ligë nga ekipi Plantazha me rezultat 2:1!
Përveç ekipit kundërshtar, ekipi ynë u desht të ballafaqohet edhe me vendimet skandaloze të referit kryesor.
Falënderojmë tifozët Agallart që kishin udhëtuar për ta mbështetur ekipin e zemrës.









