Emin (Ramiz) Haliti – Dogani (1933-2007) -vozitës profesional

0
609

Emin (Ramiz) Haliti lindi në vitin 1933 në Tërrnoc të Bujanocit. Ishte djali i Ramizit e Hazbies të mëhallës së Doganave të Tërrnocit. Rrjedh nga një familje fshatare, që merrej me bujqësi dhe me blegtori. Si fëmijë, pos që merrej me punët blegtorale, vijoi edhe shkollimin në Mejtep te Mulla Zija Shaqiri, i cili ishte imam në Xhaminë e Mesme, në Tërrnoc.
Gjatë shërbimit ushtarak në Armatën Popullore të ish Jugosllavisë jep provimin për patentë (lejen) vozitësit. Nga ajo kohë nis jeta e tij, siç thoshte edhe vetë “me vollan në dorë”. Fillimisht nis të punojë si traktorist në Ndërrmarrjen ” Bratsvo” të Bujanocit, e më pas si kombajner dhe vozitës kamioni me rimorkio. Pastaj fillon të punojë vozitës në therëtoren e fshatit Tërrnoc. Kur kjo Ndërmarrje i shitet Ndërmarrjes për prodhimin e mishit “Venac” me seli në Novi Sad, vazhdon edhe më tutje derisa falimenton edhe Ndërrmarrja “Venac”.
Me falimentimin e kësaj ndërmarrjeje, Emini mbetet i papunë. Ndërkohë i nënshtrohet rikualifikimit dhe merr provimin e patentës për vozitës të kategorisë D.
Pas këtij kualifikimi rreth një viti punon si vozitës privat, derisa punësohet në Ndërrmarrjen “Kosovatrans” me seli në Gjilan si vozitës autobusi. Në këtë ndërmarrje vozit autobusin në relacionin Gjilan- Bujanoc dhe në relacion Bujanoc- Muhoc- Gjilan derisa pensonohet në kategorinë e pensionit invalidor.
Pas pensionimit jeton një kohë edhe në Fushë Kosovë.
Vdiq në vitin 2007.
Pas vetes la tre fëmijë. Djalin Zaimin, i cili me familje jeton në Fushë Kosovë. Vajzat Eminen që me familje jeton në Malme të Suedisë dhe vajzën e vogël Shemsijen që po ashtu me familje jeton në Zvicër.

Në foto: Emin Dogani

(Autori është Nehat Salihu)