Vetëm edhe sot vapë, temperaturat deri në 35 gradë, nga nesër mot më i freskët

0
216

Në Serbi sot do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë, sidomos në jug dhe lindje do të kemi temperatura të larta.

Pasdite, në mbrëmje dhe gjatë natës në veri dhe perëndim, do të ketë re të dendura shi dhe bubullima.

Temperatura më e ulët nga 11 deri në 20, dhe më e larta nga 29 në veriperëndim deri në 35 gradë në jug dhe lindje të vendit.

Nga e marta, temperaturat do të jenë dukshëm më të freskëta, pjesërisht do të jetë mot i vranët, me reshje shiu të herëpashershëm, dhe në disa vende reshje me bubullima, me një rënie të temperaturës prej rreth dhjetë gradë.

Era do të jetë e lehtë dhe mesatare, veriperëndimore. Temperatura më e ulët është do të jetë nga 14 deri në 18, dhe më e larta nga 23 në veri deri në 30 gradë në lindje të Serbisë.

Të Mërkurën, do të jetë kryesisht mot me vranësira, i freskët, vendevende me reshje shiu dhe stuhi. Më shumë reshje priten në perëndim dhe jugperëndim të vendit.

Do të fryjë erë e lehtë nga veriperëndimi deri mesatare. Temperatura më e ulët nga 14 deri në 18, dhe më e larta nga 22 deri në 27 gradë.

Të enjten do të jetë mot pjesërisht me vranësira, në pjesët perëndimore dhe jugore me reshje shiu të herëpashershëm, dhe në disa vende me reshje shiu afatshkurtra lokale dhe me bubullima. Era do të jetë e lehtë veriperëndimore. Temperatura e mëngjesit nga 13 deri në 17, dhe më e larta nga 22 deri në 27 gradë.