Bajram Mustafa ish këshilltarë i KK aktivist i denjë i qeshtjes kombëtare, njëherit njëri ndër iniciatorët e kthimit të adresave të shqiptarëve në Komunën e Medvegjës, në intervistën për Lajmial, flet për situatën në përgjithësi në këtë komunë.
Lajmial: Z. Mustafa si është gjendja momentale e shqiptarëve të komunës së Medvegjës?
Mustafa: Shiquar në përgjithsi gjendja momentale në komunën e Medvegjës është tepër e rënduar.
Lajmial: Sa ka interesim nga vet shqiptarët e shpërngulur që të kthehen në vendlndje?
Mustafa: Duke patur parasysh rrethanat aktuale në të cilat jetojn shqipëtarët e Medvegjës dhe gjendjes së krijuar, duke filluar nga pushteti lokal e deri te organet më të larta shtetërore është e pa mundur që të jepet një vlersim në lidhje me kthimin e shqipëtarve në komunën e Medvegjës, është tepër i vështir mirëpo shpresoj se me ndryshimin e situatës së shqipëtarve si kthimi i adresave, investimi më i madh në infrastruktur të vendbanimeve, punsimi… do të stimulonte kthimin në vendlindje.
Lajmial: Duke patur parasysh se pasivizimi i adresave është theksuar si problemi kryesorë, a ka probleme tjera që pengojnë kthimin e popullatës?
Mustafa: Siq e ceka më lartë pasivizimi është problemi më i madh (sepse me këtë pamundsohet paisja me dokumentacione personale dhe pjesmarrja në projekte stimuluese pasi që pjesa dërmuese e popullatës jetojn në fshatra), mos investimi në vendbanime shqiptare, papunsia e shum arsye tjera.
Lajmial: Sa shqiptarë janë aktualisht në Medvegjë, sa prej tyre janë të punësuar, duke mos harruar organet komunale dhe sa është ndikimi i tyre në përmirësimin e gjendjes së shqiptarëve?
Mustafa: Numri i shiptarve rezident në komunën e Medvegjës është i vogël e kjo është merit e politikës shtetrore e këtë mund ta ilustrojm me faktin se në administratën lokale në Medvegjë ku jan të punësuar përafërsisht 80 puntor me vendime në kohë të caktuar punojn 3 puntor kurse me kontrata mbi punën punojn rreth 3 të tjer.
Në Drejtorin tatimorë asnjë shqiptarë, në kadastër asnjë, në entin për punsim asnjë shqiptarë, në entin shëndetsor asnjër shqiptarë, në post asnjë shqiptarë, në qendrën për pun sociale asnjë shqiptar, entin e pylltaris asnjë shqiptarë.
Punësimet që bëhen me kontrata në lidhje me pun të përkohshme numri i shqiptarve është simbolik ose asnjë i punësuar dhe në shum institucione tjera shtetërore nuk ka asnjë të punësuar shqiptarë.
Punsim mund të themi se kemi nëpër shkolla pasi që organet shtetërore nuk kan arritur deri në at pik që të bëjn diskriminimin edhe në kët sfer të jetës, por as këtu nuk ka përjashtim sepse egziston lënda ku nxënësit shqiptar e zhvillojnë mësimin në gjuhen sërbe (shkolla mesme).
Mendoj se kto jan vetëm disa fakte që vërtetojnë mos barazin e shqiptarve me komunitetet tjera në Medvegjë.

Lajmial: Po përfolet që së shpejti do të hapen zyrat e KKSH-së në Medvegjë, sa mendoni se do të kenë ndikim në gjendjen aktuale të shqiptarëve?
Mustafa: Ështe folur shum herë se do të hapet zyra e Këshillit Nacional në Medvegjë, kurse me angazhimin e qeveris së Republikes së Shqipërisë dhe Kosovës ndoshta tani jemi më afër realizimit të këtij projekti, e sa i perket ndikimit ai mund të jet pozitiv nëse udhëheqet nga persona qe kan aftësi intelektuale në lidhje me kërkesat e popullatës.
Lajmial: Si qëndron çështja e arsimit shqip në komunën e Medvegjës?
Mustafa: Arsimi në komunën e Medvegjës nuk është fare në gjendje të mir, duke patur parasysh mungesën e teksteve mësimore, kuadrove profesionale dhe më e rëndësishmja numer i vogël i nxënesve shqiptar.
Lajmial: Nga përvoja e këshilltarit në KK të Medvegjës cilat janë kërkesat e shqiptarëve dhe sa përfillen ato nga shumica serbe?
Mustafa: Në përbërjen aktuale nga (2019) nuk jam këshilltar në Kuvendin Komunal të Medvegjes por nga viti 2015-2019 kerkesat tona kryesore ishin te lidhura me qështjet nga më të ndryshmet të popullatës shqiptare në Medvegh, duke filluar nga të drejtat e shqiptarve, angazhimi në lidhje me investimet e një trajtshme në tër komunën (në vendbanimet shqiptare), insistimit në lidhje me punsimet e shqiptarve në të gjitha organet shtetërore në komunën e Medvegjës dhe qështje tjera.
Lajmial: Shum është folur për përkrahje nga dy qeverit shqiptare Kosova dhe Shqipëria, çfar është bërë në këtë drejtim?
Mustafa: Presim një përkrahje shum më të madhe se që ka qenë deri më tani.
Lajmial: Z Mustafa, a mendoni se në komunën e Medvegjës do të kthehen më shumë se 50% e shqiptarëve të shpërngulur dhe në çfar kushte?
Mustafa: Është e vështirë të thuhet duke pasur parasysh veprimet e pushtetit lokal dhe ati republikan e një gjë e till nuk ka qen aspak e mir edhe vitet e më hershme duke filluar nga viti 2002 e deri më sot./Lajmial/








