AFEDS paralajmeron organizimin e nje proteste paqesore ne mes te pikave kufitare Serbi-Kosove ne Mutivode!

0
330

Njoftimi i polte i AFEDS:

Te dielen e dyte te muajit shtator, ne 6 vjetorin e mbylljes se kufirit per votuesit shqiptare ne Medvegjë dhe me shkas edhe fshirjen e adresave te tyre, gjegjesisht grabitjen e te drejtave te tyre themelore.

;duke konsideruar zhvillimet e fundit- takimet e nivelit te larte Kosove- Serbi dhe ato te Balkan Open ne Shkup- si raste te humbura per trajtimin e drames tone moderne;

ne veprimtaret e AFEDS, organizate e perkushtuar ne zhvillimin ekonomik dhe social si parakusht per zhvillimin kombetar i bejme thirrje te gjithe shoqatave, organizatave qe ndjejne njejte si ne shqetesimin per problemin tone kombetar, te mblidhemi bashke e te protestojme ne 12 shtator;

te kerkoime kthimin e te gjitha adresave te pasivizuara, sanimin e pasojave te shkaktuara dhe Zgjedhje te lira!

Per shqyrtimin dhe sanimin e kesaj çeshtjeje ne kerkojme themelimin e nje Komisioni me perfaqesues te qytetareve, organeve republikane dhe misioneve nderkombetare!