Nga KF Bashkimi Riza kalon te FC KEK-u i Fushë Kosovës, mesfushori nga Tërnoci synon superligën e Kosovës

0
553

Pas një debutimi të shkëlqyeshëm që tregoi në fushën e gjelbërt me ekipin e KF Bashkimi nga Koretini duke shënuar 6 gola, futbollisti nga Tërnoci Riza Haliti në sezonin e ardhshëm do ti mbrojë ngjyrat e FC KEK-ut të Fushë Kosovës.

Haliti në sezoin e kaluar ka arritur që të radhitet nga lojtarët me më shumë perspektive në ligën e dytë të Kosovës, kjo ka bërë që FC KEK-u të interesohet për të dhe ta transferojë këtë talent por edhe të tjerë në radhët e veta për të synuar aty ku ishte, në ligën e parë të Kosovës.  

Haliti është një supermesfushorë i cili nga pozitat të ndryshme din edhe të befasojë me supergola sikurse ka treguar të KF Bashkimi, që ka luajtur një rol të rëndësishëm në këtë klub.

Vlenë të theksohet se KEK-u ka qenë në superligën e Kosovës, ndërsa synimet aktuale sipas drejtorit Enis Nasufit dhe trajnerit Faruk Statovcit janë rikthimi në ligën e parë të Kosovës, gjë që edhe shpreson që me transferet e reja kjo mund të arrihet.

Haliti me prejardhje nga Tërnoci ka shkëlqyer pothuajse në çdo ndeshje duke treguar talentin e tij, Ai shpreson që edhe në klubin e ri nuk do ti mungojnë sukseset dhe në të ardhmën të luaj në superligën e Kosovës./LajmiAL/