Shteti po përgatit një pako të re për inkurajim të popullatës për tu vaksinuar. Vala e 4 e Covid-19 (llojit Delta) pritet së shpejti

0
315

Shteti po përgatit një paketë masash për të inkurajuar vaksinimin më të madh dhe siç zbulon “Blic”, Qeveria dhe Shtabi i Krizave duan, mbi të gjitha, të stimulojnë vaksinimin e të rinjve të moshës 18 deri në 30 vjeç, prandaj ata po planifikojnë që nga 1 gushti ta fusin një lojë shpërblyese, bileta falas për ndeshje dhe koncerte, kupona për blerje dhe udhëtime, por edhe një periudhë shtesë të provimi, për të  vaksinuarit.

Fatkeqësisht, numri i njerëzve të infektuar në Serbi është në rritje, prandaj epidemiologët paralajmërojnë se për disa javë do të kemi një numër katër shifror të pacientëve të infektuar në baza ditore, gjë që do të jetë provë se ne patjetër kemi hyrë në valën e katërt të virusit korona.

Një kërcënim i veçantë gjatë valës së re do të jetë fakti që dominantë do të jetë lloji delta, i cili është më shumë se 50 herë më ngjitës se llojet e mëparshme.

Më të prekurit nga ky llojë do të jenë personat që nuk janë vaksinuar dhe kjo do të thotë të rinj të moshës 18 deri 30 vjeç në Serbi, pasi që vetëm 17.5 përqind e njerëzve në këtë kategori moshe të popullsisë janë vaksinuar. Gjithashtu, të rinjtë lëvizin më shumë, kështu që ata janë më të ekspozuar ndaj rrezikut të infeksionit.

Vendimi për masat deri më 1 gusht!

Prandaj, shteti kryesisht po përgatit masa që, mbi të gjitha, të inkurajojë të rinjtë të vaksinohen. Shtabi i Krizave dhe Qeveria kanë bërë disa propozime që duhet të stimulojnë vaksinimin. Vendimi lidhur me këtë se si dhe në çfarë mënyre të inkurajojë vaksinimin do të aprovohet deri më 1 gusht.