Seanca e Shtabit qeveritarë të Krizave në luftën kundër virusit korona do të mbahet sot në orën 14.00 në Pallatin e Serbisëku pritet edhe lehtësim i masave kundër C0ovid-19.
Anëtarët së pari do të analizojnë situatën epidemiologjike dhe më pas do të shqyrtojnë zbutjen e mundshme shtesë të masave.
Ajo që pritet është që pas seancës, të ketë një relaksim shtesë të masave në objektet hoteliere, më saktësisht ata do të mund të punojnë deri në mesnatë.
Sipas anëtarëve të Shtabit të Krizave në qytete që kanë mbi 50 përqind të vaksinuarve, do të kërkohet që orari i punës të objekteve hoteliere të zgjatet./LajmiAL/








